Të gjithë kemi gabuar me mënyrat sesi e kemi mbrojtur lëkurën nga rrezet e forta të diellit.
Nuk mjafton vetëm një krem kundra diellit, por dhe mënyrat si e përdorni, kujdesi me zonat e veçanta në trup që nuk duhen ekspozuar shumë. Gjithashtu në shumë raste në varësi të lëkurës së njeriut duhet të merrni rekomandimet e një dermatologeje.
Shumica e njerëzve pas 6 muajsh dimër kanë një lëkurë shumë të bardhë prandaj dhe kujdesi që duhet të tregoni ditët e para në plazh duhet të jetë më i lartë.
Konsultohuni me një dermatologe në mënyrë që të përdorni kremin e duhur për lëkurën tuaj
Kremi kundër diellit nuk duhet përdorur vetëm kur shkoni në plazh po kudo. Në rrugë, kur bëni një shëtitje, në mal, në punë sepse rrezet e diellit depërtojnë kudo.
Ndonjë çarçaf apo peshqirë nuk ju mbron nga dielli, maksimumi ju që bën është vetëm t’iu freskojë dhe asgjë më tepër, rrezet e diellit do ju zënë gjithsesi.
Kujdesuni më shumë për zonat kritike të trupit, ku mendoni se janë më delikate dhe që mund t’iu hapin probleme. Siç është fytyra, qafa, zonat në të cilat kemi plagë, nuk nuk duhet të harroni të aplikoni kremin antidiellit edhe pas gjunjëve, në këmbë, mbi supe, në buzë dhe në lobet e veshit. Ata janë zona të ndjeshme që preken shpejt nga dielli.
Mos shkoni të blini krem dielli shumë të fortë, por mjafton të jetë një krem që ju mbron nga dielli sepse, sa më i fortë të jetë kremi aq më shumë ndikon në plakjen e lëkurës tuaj.
Mos përdorni kurrë kremërat që keni blerë një vit më parë, edhe pse ato kanë mbetur pa përfunduar. Hidhini poshtë dhe përdorni të rinj.
Vajzat duhet të evitojnë me patjetër make-up. Nuk është e shëndetshme për lëkurën tuaj, make-up në plazh. Mbrohuni sa më shumë për një lëkurë sa më të shëndetshme.
Sytë dhe flokët janë dy prej pjesë të trupit që preken dhe janë delikate ndaj diellit. Për mundohun i të përdorni syze dielli cilësore, ndërsa për flokët përdorni vaj me krem kundra diellit në mënyrë që të mos digjen.
Nëse doni të kënaqeni dhe ta shijoni plazhin, më parë përmbahuni këtyre këshillave.