16 maj 2014– Edhe femrat e gënjejnë partnerin e tyre, ashtu sikundër meshkujt bëjnë me to. Një studim i fundit anglez ka renditur dhjetë gënjeshtrat më të shpeshta që femrat iu thonë meshkujve, pasi janë pyetur 1300 femra me moshë nga 18 deri në 30 vjeç.
1. Numrin e partnerëve – Praktikisht një femër në dy pranon se e ka ulur numrin e partnerëve, përpara partnerit të tyre aktual.
2. Arsyet e ndarjes me ish-in – 38% e femrave nuk pranojnë të flasin me partnerin aktual për lidhjet e kaluara dhe nuk i tregojnë arsyet e ndarjes.
3. Kostoja e garderobës – 33% e femrave pranojnë se e ulin në sytë e partnerit shumën e veshjeve apo aksesorëve të tyre.
4. Puna – 28% e femrave mundohen ta përmirësojnë punën e tyre, duke thënë ndonjë gënjeshtër të vogël.
5. Situata financiare – Për të mos cenuar sedrën e mashkullit një femër në katër, deklaron më pak të ardhura nga sa ka realisht.
6. Mosha – 18% e femrave gënjejnë lidhur me moshën e tyre të vërtetë, duke e ulur atë.
7. Tradhëtia – 16% e femrave pranojnë se gënjejnë partnerët në këtë pikë, për të mos shkatërruar lidhjen e tyre.
8. Pesha – 12% e të pyeturave deklarojnë se nuk iu thonë të vërtetën partnerëve lidhur me peshën e tyre trupore.
9. Masa e gjinjve – 9% e femrave pranojnë se nuk janë të sinqerta në këtë drejtim por se i rrisin përmasat e gjinjve.
10. Ngjyra e flokëve – 5% e femrave betohen se janë bionde natyrale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





