…nëse nuk doni të zgjoni brunen ballkanike brenda saj!

Nga Genta Hodo       

  • Të shkon më shumë ngjyra jote natyrale!

Faleminderit që m’a the, se kam nja 2 javë që më është thyer pasqyra dhe s’kam ku të shihem! 

  •  Shi sa e bukur ke qenë me ngjyrën tënde brune!

  • Pse duhet të bëhesh bjonde, kur je brune origjinale?

Quhet Teoria e Darvinit: Përmirësimi i racës! 

  •  'Me flokët bjondë, ngjan më e madhe në moshë.'

Oh pra ti thua, se ngjyra që kam pasur kur kam qenë bebe më tregon më të madhe? 

  •  Ti e ke rrënjën të zezë.

E zezë është macja që pe dje, rrënja ime është gështenjë. 

  •  Bjonde, e ke radhën sonte.

Atë e di unë, dhe truri im brun! 

  •  Me flokët bjondë, dukesh si kuçkë!

  •  'Je bërë sikur ta kanë futur kokën në ACE.'

Vërtet? Oh më në fund ia dola! Faleminderit! 

  •  Do të të bien flokët në tokë po vazhdove t’i dekolorosh!

Po për çfarë e kemi numrin e zjarrfikëses? 

  •  Ç’pate që u bëre bjonde? Ti je dhe gocë e zgjuar!

Do të thuash, si ka mundësi që një vajzë e zgjuar si ajo brunja mori vendimin idiot të bëhej bjonde? 

 Si vajza mesdhetare që janë, shumica e shqiptareve janë brune. Flokë të dendur në gështenjë të errët; sy të mëdhenj kafë ose të zinj; vetulla të plota; këto janë tiparet e një bukurie karakteristike shqiptare. Por…meqë e dimë se bjondët janë në zhdukje e sipër, dhe meqë na pëlqejnë aq shumë (Sepse kujt nuk i pëlqen përshembull, Candice Swanepoel?), për shumë shqiptare është bërë e zakonshme që një herë në 3 javë, të shkojmë tek parukierja për një seancë dekoloruese.

Përveçse në disa qytete veriore, ku mund të hasësh vajza që u ngjajnë si modele të pazbuluara të Karl Lagerfeld, në Shqipëri gjen shpesh bjonde alla Rita Ora, me lëkurë bezhë, vetulla të errëta, dhe ndonjëherë, të njejtat forma.

Të bëhesh bjonde në Shqipëri është pothuajse si adoleshenca; herët a vonë, duhet t’a kalosh! Por ç’të keqe ka edhe po të jesh adoleshente/bjonde e përjetshme?

Shfletoni galerinë! Do të kuptoni më mirë përse nuk je asnjëherë aq bjonde sa duhet!