Lista vjetore e grave më të admiruara në botë është pasqyrim i personaliteteve që na kanë dhënë diçka për të folur, menduar ose ndjerë, me pasion, gjatë 12 muajve të fundit dhe lista e këtij viti nuk mund të ishte më e përsosur se kaq.

Sondazhi YouGov ka rezultuar se gruaja më e admiruar për vitin 2021 është Michelle Obama, e cila vazhdon të përdorë platformën e saj për të përhapur ndërgjegjësimin për kauzat sociale, duke mbrojtur barazinë racore dhe gjinore, dhe duke ndërtuar mbështetje për organizatat që po punojnë rreth këtyre çështjeve.

Në mënyrë mbresëlënëse, Michelle e ka mbajtur vendin e parë për tre vitet e fundit.

Ndërkohë dhe dy vendet e tjera nuk kanë ndryshuar as këtë vit ku aktorja dhe humanitare Angelina Jolie vazhdon të jetë gruaja e dytë më e admiruar në botë, përpara monarkes së tretë britanike Mbretëresha Elizabeth II.

Më poshtë janë të renditura emrat nga vendi dhjetë tek i pari:

10. Priyanka Chopra

9. Malala Yousafzai

8. Angela Merkel

7. Taylor Swift

6. Emma Watson

5. Scarlett Johansson

4. Oprah Winfrey

3. Queen Elizabeth

2. Angelina Jolie

1. Michelle Obama