• Edhe pse më shumë pa zë dhe madje te fshehura nga historia, gratë në shumë raste i kane dhënë fytyrën e tyre momenteve të caktuara të historisë botërore, me shpikjet, betejat, librat dhe sipërmarrjet e tyre.Viralnova.com ka stiluar një listë me emra të grave që kanë ndihmuar botën të jetë kjo që kemi sot, një vend gjithnjë e më i mirë për banorët e saj.

23 dhjetor 2014 –  Mes emrave te përfshirë ne këtë liste spikat ai i Maud Wagner, tatuazheria e parë grua ne bote ne vitin 1904. Po kështu ne liste është edhe emri i Annette Kellerman, notares qe nga te parat gra përdori kostumin e banjës, për te cilën me pas u arrestua pasi guxoi te bej edhe një foto ne fillimet e shekullit te kaluar.

Është gjithashtu edhe Sarla Thakral, pilotja e parë indiane, sikurse dhe Sabiha Gökçen, pilotja e parë e avionëve sulmues. Margaret Bourke-White, gazetaria dhe fotografja e pare grua qe mori leje nga ish Bashkimi Sovjetik për te realizuar një reportazh për zhvillimin industrial te vendit te pare socialist ne bote.

Është prezente në këtë liste edhe heroina e rezistencës frënge Simone Segouin, e cila edhe pse as njëzet vjeçe, arriti te zërë rob 25 nazistë. Është Annie Lumpkins, aktiviste për te drejtat e njeriut ne SHBA ne vitet ’60 te shekullit te njëzet. Ellen O’Neal, një nga te parat femra skateboard-iste ne bote. 24 vjeçarja Elspeth Beard, e cila arriti për here te pare te bej xhiron e botes me motoçiklete.

Është gjithashtu edhe Anna Lee Fisher, e para grua nënë që hidhet ne atmosfere. Jashtë serie është edhe një grua e moshuar armene, e cila në moshën 106 vjeçare është fotografuar me armë në doreë për të mbrojtur vendin e saj.