Sytë nga qielli për të admiruar yjet që bien. Si çdo vit, rikthehen Perseidet, që njihen ndryshe edhe si Lotët e Shën Lorencit, një ndër fenomenet astronomike më popullore që qielli na dhuron çdo vit në gusht. Dhe kësaj here, ekspertët sigurojnë se do të jenë kushtet ideale për t’i vrojtuar.

Sipas traditës, fenomeni lidhet me martirin Shën Lorenci, dita e së cilit është 10 Gusht. Në fakt spektakli qiellor mund të shijohet për shumë ditë, por maksimum i vizibilitetit do të jetë mes 12 dhe 13 Gushtit.