Brazil, 11 korrik 2014 – FIFA ka shpallur listën me 10 kandidatët që janë në garë për të fituar Topin e Artë të kampionatit Botëror që po zhvillohet në Brazil. Në listë dominojnë futbollistët e dy ekipeve finaliste, Gjermania ka 4 futbollistë, Argjentina 3, 1 Brazili, 1 Holanda dhe 1 Kolumbia.
Kandidatët për të fituar trofeun prestigjioz janë: Angel Di Maria (Argentinë), Mats Hummels (Gjermani), Toni Kroos (Gjermani), Philipp Lahm (Gjermani), Javier Mascherano (Argjentinë), Lionel Messi (Argjentinë), Thomas Muller (Gjermani), Neymar (Brazil), Arjen Robben (Holandë), James Rodriguez (Kolombi).
Edhe pse në listë janë 10 futbollistë, çmimin shanset më të mëdha për ta fituar e ka Messi nëse fiton Argjentina dhe Thomas Muller nëse fiton Gjermania në finalen e madhe që do të zhvillohet më 13 Korrik në ‘Maracana’. Paraqitjet mjaft të mirë të Di Marias, mungesa e të cilit u vendos shumë në dukje në gjysmëfinalen përballë Holandës sfumohen nga Lionel Messi.
Megjithatë ne mbledhjen e fundit të rezultateve, sulmuesi Thomas Muller mund të fitojë çmimin, aq më tepër kur mendon që ka edhe një ndeshje përpara dhe mund të kalonte edhe James Rodriguez për numrin e golave. Kolumbiani nuk ka asnjë dyshim që është futbollisti i ri më i mirë Botërorit falë golave, spektaklit dhe emocioneve që dhuroi.
Ndërsa i pafati i madh është holandezi Robben që bëri gjithçka për të çuar portokallinjtë sërish në finale, por nuk mundi. Ai mund të mos fitojë trofeun e ‘Topit të Artë’ por askush nuk mund t’i heqë meritat që ishte udhëheqësi i skemave të Van Galit. Ndërsa në fund i zoti i shtëpisë, Neymar nuk realizoi pritshmëritë. Mungesa me Gjermaninë, ku ai mund të tregonte veten i ka kushtuar shumë sulmuesit të talentuar që e nxjerr edhe nga gara për çmimin, pavarësisht se është mes 10 më të mirëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





