Një 28-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 10.6 kilogramë marijuanë.

E reja shqiptare po udhëtontë drejt Greqisë me autobusin e linjës Kakavijë-Janinë.

Autobusi kaloi palën shqiptare, por në doganën greke iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga policia, e cila zbuloi lënë narkotike.

Sipas policisë, 28-vjeçarja shqiptare e kishte fshehur lëndën narkotike tek bagazhet, të ndarë në dy pako me peshë totale 10 kg 650 gramë.

Policia gjithashtu i gjeti edhe një pako me 194,6 gramë hashash e llojit çokollatë.