- Libri gjithnjë ka pasur dhe ka një rëndësi të madhe. Po cilët mund të jenë 10 librat më të lexuar, gjatë 50 viteve të fundit?
DURRËS, 13 nëntor 2014 – Në fund të listës është “Ditari i Anne Frank”, me 27 milionë kopje të shitura. Ai paraprihet nga “Mendo dhe rritu i pasur” nga Napoleon Hill, i cili konsiderohet të jetë libri më i rëndësishëm financiar i shkruar ndonjëherë. Autori është intervistuar miliona herë për t’u ofruar lexuesve njohuritë e tij, për mënyrën se si të jenë të suksesshëm dhe të pasur. Pra, nuk është çudi se ky libër përfshihet në 10 më të lexuarit.
Më pas kemi klasikun e Margaret Mitchell “Gone with The wind”, i shitur me mbi 30 milion kopje. Befasi tjetër në renditje është seria e teen vampir Twilight, me 43 milionë kopje. Në fakt është shifër shokuese, sepse priteshin më shumë se kaq.
Numri i gjashtë në listë, është emri Dan Brown dhe “Kodi i Da Vinçit” i ndjekur nga Paulo Coehlo me “Alkimisti”, dhe pastaj Tolkien me “Zoti i unazave”. Në top treshen e më të lexuarve bëjnë pjesë JK Rowling me “Harry Potter”; “Citate” nga Kryetari Mao Ce Dun, (i dyti) përzgjedhje nga fjalimet dhe shkrimet e tij, kur ishte lideri i Partisë Komuniste Kineze. Vepra u botua nga viti 1964 deri rreth 1976-ës dhe u shpërnda gjerësisht gjatë Revolucionit Kulturor.
Së fundmi, numri një dhe njëherazi, libri më i lexuar në botë është Bibla e Shenjtë me një rekord 3,900 milionë kopje të shitura. Me sa duket, morali dhe parimet që predikon Bibla s’dalin kurrë jashtë mode. Në fund të fundit pranë librit gjejmë prehje, shpresë, ngrohtësi e gjithçka na mungon. Siç thotë dhe një shprehje e vjetër ruse:” Kur je i lumtur, libri të zbukuron; kur je i mjerë të ngushëllon”.
/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





