10 maji është një datë shumë e rëndësishme në memorien e kapitenit legjendar të Interit, Havier Zaneti, në atë të të gjithë tifozëve zikaltër, si edhe në memorien e të gjithë futbolldashësve.
Pikërisht në datën 10 maj 2014, Zaneti luante ndeshjen e fundit me fanellën e Interit, klubi në të cilin bëri pjesë për 19 vite, e më pas vari këpucët në gozhdë.
Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një reagim i argjentinasit në këtë ditë të veçantë. Ai kishte zgjedhur të postojë foto nga ndeshja e fundit kundër Lacios dhe përshëndetjen që i bëri ekipi dhe tifozët.
“6 vite më vonë emocioni është akoma i fortë kur kujton përshëndetjen që mora nga San Siro, nga Interi dhe mbi të gjitha nga tifozët,” shkruan 46-vjeçari në Twitter.





