Turistët e huaj që mbërritën sot paradite në portin më të madh të vendit u pritën nga instalacioni “10 mijë buzëqeshje” i realizuar në kuadër të projektit “Smile Albania”, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Një pjesë e tyre u njohën me fletë-palosje dhe guida turistike, teksa niseshin për vizita drejt qyteteve historike të vendit tonë.
Kroçera “Gemini” me 699 turistë të huaj në bord vjen në Durrës pas disa velierave dhe kroçerave.





