Ekziston një kompani e quajtur “GymBird” në SHBA e cila ka një kërkesë të çuditshme, por edhe të bukur për të gjithë ata që janë të interesuar të punësohen.
Do ju duhet një muaj trajnim para se të bëheni pjesë e kësaj kompanie, sepse ata kërkojnë që t’i të ndihesh mjaft rehat nëse bën 10 mijë hapa në një ditë të vetme. Por, kjo ofertë vlen vetëm për shtetasit amerikanë.
Më pas nëse e fiton vendin e punës, kompania të jep një orë inteligjent,e e cila do të masë numrin e hapave që do bëni.
Gjatë gjithë muajit, kompania do ndajë në rrjetet sociale rekordin tuaj ditor në mënyrë që të motivojë njerëzit e tjerë. Fitimet nga e gjithë kjo shkojnë rreth 10 mijë dollarë ose 9 mijë euro.
Pra, ju duhet të bëni 10 mijë hapa çdo 24 orë për një muaj! Për këtë sfidë unike, amerikanët do aplikojnë deri më 19 korrik 2023.





