1 shtator 2015 – Edhe pse ende nuk ka një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për premion në rast fitoreje të ndeshjes me Danimarkën, e cila të premten do të luhet në Kopenhagen, do të jetë mbi 10 mijë euro për secilin nga kuqezinjtë në rast suksesi.
Por duke qenë një ndeshje historike për të shkuar drejt “Francë 2016”, atëherë ka të ngjarë që kjo premio të jetë edhe më e lartë se kaq. Gjithsesi kuqezinjtë e Kombëtares nuk e kanë mendjen se sa mund të marrin në rast fitoreje në transfertën daneze. Për ta më i rëndësishëm është rezultati i fundit të ndeshjes, ku të gjithë kërkojnë suksesin.
/portali DurresLajm/