6 janar 2014 – Lidhur me grabitjen në "TEG", policia e Tiranës ka vënë 10 mijë euro shpërblim, për kapjen e autorëve. Policia nënvizon se shpërblim do të jetë për çdo person që jep informacion të vlefshëm dhe se çdo rast do të ruhet anonimati.

Katër persona të maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri, kanë shfrytëzuar atmosferën e festave për të kryer një grabitje me armë zjarri në qendrën tregtare "TEG", në kryeqytet. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 17:30 të 24 dhjetorit në një dyqan argjendarie në qendrën tregtare "TEG", në periferi të Tiranës, në një kohë ku edhe numri i qytetarëve në këtë qendër ishte i madh.

Një kamera amatore ka filmuar se si tre babagjysh grabisnin brenda, ndërsa njëri ruante jashtë. Më pas ka hyrë dhe ky dhe prej argjendarisë kanë dalë tre babagjysh me çanta të mëdha në duar dhe i fundit, ka nxituar pa çantë në dorë.