Punonjësve të policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit të tyre do të përfitojnë bonus financiar mbi 50% më të madh se ai që kanë marrë më parë.
Efektet financiare të këtij vendimi nisin që prej 1 korrikut dhe nga ky vendim përfitojnë mbi 1 mijë punonjës policie që shërbejnë në detyra të ndryshme si të komanduar apo emëruar larg vendbanimit të tyre.
Distance më e ulët për të cilën jepet bonus është 36 kilometra distancë për të cilën prej 2015 punonjësit e policisë merrnin bonus 3 mijë lekë ndërsa prej 1 korrikut do të marrin bonus 10 mijë lekë.
Në bazë të distancës nga vendbanimi tek vendi I punës përllogaritet dhe bonusi. Distance më e largët është 200 km për të cilën më parë punonjësit e policisë merrnin bonus 15 mijë leke, ndërsa pas 1 korrikut do të marrin 30 mijë lekë.