Sot kemi vendosur t’ju sjellim një artikull që paraqet disa prej modeleve seksi me forma të lakuara e të mbushura. Historia e tyre e suksesit provon përtej një dyshimi të arsyeshëm se stereotipet nuk janë të rëndësishme. Ajo që ka vërtet rëndësi është ta trajtoni veten në mënyrën e duhur.
Chloe Marshall
Ajo ka fituar “Mis Surrey 2008” dhe ka arritur në finalen e “Miss England” për kategorinë e modeleve të bëshme. Këto dy evente shërbyen që ajo të tërhiqte vëmendjen mediatike dhe të bëhej e njohur. Më pas Marshall filloi një karrierë profesionale në modeling. Motoja e saj është “Nuk ka nevojë të jeni të gjata dhe të dobëta për të qenë të bukura.
Stefania Ferrario
Stefania është imazhi i linjës së të brendshmeve Dita Von Tesse. Ajo është kundër përdorimit të termit “modele të një mase më të madhe”, duke thënë që është i gabuar një emërtim i tillë për vajzat me forma.
Felicity Hayward
Felicity u bë modele thjesht nga fati. Ajo ishte duke kërcyer në një lokal kur u vu re nga një fotograf profesionist modelesh, që e ftoi vajzën me forma të lakuara të bënte një fotosesion.
Jada Sezer
Jada punon për marka të ndryshme rrobabanjosh dhe fustanesh për gra të mbushura. Ajo po jeton benefitet e të ndjerit mirë dhe në paqe me trupin.
Kortnie Coles
Kortnie u bë e famshme falë pjesëmarrjes së saj në ’America’s Next Top Model’ reality show . Pas kësaj ajo lidhi një kontratë me agjencinë klasike të modës Wilhelmina Models.
Liris Crosse
Modelja dhe aktorja Liris Crosse, është quajtuar shpesh Naomi Campbell e një mase më të madhe. Kur ajo filloi karrierën e modelingut, agjenti i saj e paralajmëroi atë që duhej të humbiste peshë. Pavarësisht kësaj, ajo gjeti një vend në industrinë e modës pa e ndryshuar në mënyrë drastike trupin e saj. Ajo pozon për revista të ndryshme që kanë influencë në botën e modës. Liris gjithashtu shfaqet në klipe muzikore të artistëve të njohur pop. Ajo tenton që me misionin e saj të frymqëzojë femrat që të ndjekin ëndrrat e tyre.
Shareefa J
Shareefa ndihet seksi me çfarëdolloj rrobash. Ajo mendon se është e padrejtë që bukuria të lidhet me të qenit i dobët, ndërsa gratë e mbushura duhet të vuajnë diskriminimin në botën e modës. Ajo përdor shembullin e vet për t’i ruajtur gratë nga komplekset dhe për t’i treguar atyre se nuk ka nevojë të ndryshojnë paraqitjen e tyre për të qenë në rregull me disa standarte të krijuara.
Katya Zharkova
Katya Zharkova është një modele ruse. “Lumturia jote nuk ka të bëjë me faktin se sa peshon. Jeto të tashmen”,- është motoja e saj”.
Marquita Pring
Marquita e filloi karrierën e saj duke pozuar për katalogët e modeleve me përmasa të mëdha. Në vitin 2011 ajo u shfaq në kopertinën e revistës “Vogue”. Ajo gjithashtu u bë imazhi i firmës Levi. Kjo modele është e lumtur me trupin e saj, por i kushton rëndësi shëndetit mendor.
Anastasia Vinogradova
Anastasia Vinagradova është një modele ruse që me siguri i lë meshkujt pa frymë me linjat e saj të lakuara, fytyrën mahnitëse dhe sytë e bukur. Këto tipare e bëjnë atë një shembull bukurie dhe elegance femërore.
Burimi: Bright Side
Përshtati: R.O.