Transferta me Uolvesin, ndeshja e madhe kundër Sitit në “Stamford Bridge”, etapa e fundit në Ligën e Europës në Hungari, pastaj sfidat e Premier kundër Brajtonit, Lestërit, Uotfordit, Kristal Palasit, Sauthemptonit, ndeshja e Kupës së Ligës kundër Bornmëthit dhe në fund takimi me Notingem Forestin, e vlefshme për 1/32-at e Kupës FA.

Janë plot 10 ndeshje që e presin Çelsin e Mauricio Sarrit nga dita e djeshme deri më 5 janar. Ritme të çmendura, me një takim mesatarisht çdo tri ditë dhe në një fazë përcaktuese të sezonit. Por, tekniku italian thotë se i ka marrë masat: “Na ka ardhur një mik nga Firence dhe do të na japë një dorë për të mos e lënë vetëm Çiron (qenin)”.