Këngëtarja Loredana ka treguar sot se 10 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e saj duke vjedhur disa sende me vlerë.

Reperja ka zbuluar se ata kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.

Ndër të tjera këngëtarja thotë se fatmirësisht të gjithë janë mirë ndërsa ka publikuar dhe pamjet nga momenti ku hajdutët hyjnë në oborrin e shtëpisë.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”,-shkruan Loredana.