Një automjet ku po transportoheshin 10 emigrantë të paligjshëm është braktisur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës.
Policia i bëri shenjë mjetit të ndalonte, por drejtuesi nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi në drejtim të fshatit Breg Lum dhe më pas braktisi mjetin.
Në automjetin tip Volkswagen u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm. Shoferi me iniciale D.M. 40 vjeç i cili është shpallur në kërkim, do t’i ndihmonte refugjatët të kalonin kufirin drejt Kosovës kundrejt përfitimit monetar.
40-vjeçari i shpallur në kërkim akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.





