7 shtator 2014 –  Xenia Ignatyeva bëri një selfie nga një lartësi prej të paktën 10 metrash për të impresionuar shokët e saj. 17-vjeçarja nga Rusia humbi ekuilibrin dhe ra mbi një kabëll elektrik duke gjetur vdekjen.

Jenni Rivera – Në dhjetor të 2012-ës, popstar-ja meksikane Jenni Rivera dhe stafi që e shoqëronte shkrepën një selfie pak përpara se të niseshin me jet-in që u rrëzua dhe ku nuk mundi të shpëtonte asnjeri.

Courtney Sanford më 26 prill të 2014- ës po dëgjonte këngën “Happy” të Pharrel Williams dhe shkrepi këtë fotografi teksa po udhëtonte me makinë. Vetëm pak sekonda më vonë ajo u përplas me një kamion dhe humbi jetën.

Jadiel ishte një muzikant i famshëm nga Puerto Rico, i cili e postoi këtë fotografi në Instagram vetëm pak minuta përpara se të pësonte një aksident fatal me motor në maj të 2014-ës.

Gary Slok dhe nëna e tij e shkrepën këtë selfie pak minuta përpara se të niseshin nga Amsterdami. Ata ishin pasagjerë të fluturimit MH17 të Malaysian Airlines që u qëllua mbi Ukrainë në korrik të 2014-ës.

Oscar Otero Aguilar, 21-vjeç, humbi jetën aksidentalisht teksa po përpiqej të bënte një selfie me armën e tij në mënyrë që ta postonte në Facebook. Djali nga Meksika qëlloi veten në kokë dhe nuk mundi të mbijetonte.

Karen Hernandez, 13- vjeç, donte të shkrepte një selfie buzë lumit El Tunal në Durango të Meksikës. Fatkeqësisht ajo ra brenda në lumë dhe u mbyt.

Në mars të 2014-ës, një 21- vjeçar vdiq në Jaen të Spanjës, pasi e zuri korrenti kur hipi në majë të një treni për të kapur një selfie.

Dy vajza iraniane donin të bënin një selfie teksa po këndonin ndërkohë që ndodheshin në makinë. Një moment, shoferja nuk e pa rrugën dhe dy të rejat u përplasën me një makinë. Ato mbijetuan dhe bënë një tjetër selfie, në spital.

Një çift nga Polonia të cilët ndodheshin në Portugali për pushime donin të bënin një selfie në majë të shkëmbit, më 10 gusht të 2014-ës. Ata vdiqën të dy.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/