Cristiano Ronaldo është futbollisti që ka më shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, por në të gjithë planetin ai është në vendin e dytë pas këngëtares Selena Gomez.
Ronaldo, i cili sipas “Forbes” është sportisti më i paguar i planetit me 75 milionë euro fitim në vitin 2017, është i dyti në planet për numrin e ndjekësve në “Instagram” me 116 milionë ndjekës, nga 82.6 milionë që kishte në vitin e kaluar, kur ishte i gjashti.
Gjithsesi, Selena Gomez kryeson me 130 milionë ndjekës në “Instagram”, njeriu më i ndjekur në botë…
32-vjeçari Ronaldo është i vetmi futbollist mes gjashtë njerëzve që kanë më shumë ndjekës në “Instagram”. Pas Selena Gomez dhe sulmuesit të Real Madridit, në vendin e tretë me 115 milionë ndjekës, 1 milion më pak se Ronaldo, është Ariana Grande. Në vendin e katërt është një tjetër këngëtare, Beyonce, ndërsa në vendin e pestë të kësaj renditjeje të veçantë ndodhet Kim Kardashian.
Taylor Swift ka zbritur nga vendi i dytë në të gjashtin, ndërsa Calvin Harris, Katy Perry dhe Kanye West kompletojnë 10 pozicionet e para të personazheve me më shumë ndjekës në “Instagram”.





