Mund të flisni të dy shqip, por të mos kuptoheni.

Kjo nuk është ndonjë çudi pasi gjuha shqipe është shumë e pasur me dialekte e që janë shumë të ndryshme nga qyteti në qytet. Pas shkrimeve për fjalët e veçanta të Tropojës dhe Kosovës, do të shkojmë në Dibër me 10 fjalë dhe shprehje që i kupton vetëm po të rrish me një dibran, shkruan revista class.

Frushk– thikë 

Fkas– thërras (do e fkas në darsëm- do e thërras në dasmë)

Tërma, theksi fundor- lart (ik tërma- shko lart)

Tahëj– tani (hec tahëj- hajde tani)

Vrejk– shpejt (hec vrejk- hajde shpejt)

Netull– fshesë (bjeri ni netull shpajs- jepi një fshesë shtëpisë)

Mashtrap– gotë (nam ni mashtrap uj- më jep një gotë ujë)

Cull– fëmijë (mlidhi cullt- mblidhi fëmijët)

Lëfk– zemër  (lëfka e nans-zemra e nënës)

Mshele– mbylle (mshele gjojën- mbylle gojën)