Është zhvilluar në Hotel Sheraton ceremonia e vlerësimit të sportistëve më të mirë të vitit, e organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.Përzgjedhja e sportistëve bëhet nga secila prej federatave përkatëse dhe më pas KOKSH i miraton.Mesfushori i kampionëve të Shqipërisë, Sabjen Lilaj është nderuar me çmimin “Sportisti më i mirë i vitit”. Performanca e tij e shkëlyer gjatë këtij edicioni me fanellën e skuadrës korçare ka bërë që 26-vjeçari të meritojë këtë vlerësim.

Lista e 10 sportistëve më të mirë të vitit 

Luisa Gega- Atletike

Arjan Kaloshi- Boks

Redi Halilaj- Çiklizëm

Redi Vogli- Lojtari fair play, basketboll (KF Tirana)

Sabjen lilaj- Sportisti më i mirë i vitit , mesfushori i Skënderbeut(Futboll)

Nikole Merizaj- Not

Briken Calja- Peshëngritje

Egers Aliu- Taekwondo

Anton Çafarena- Volejboll

Jon Vrenozi- xhudo