Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një prej kratereve të vullkanit Etna.
Ata u goditën nga disa pjesë të llavës. Asnjë prej të plagosurve nuk ka marrë plagë serioze, raportojnë mediet italiane.
Vetëm 6 prej tyre janë dërguar në spital për të marrë mjekim.