Zjarre të mëdha kanë përfshirë veriun e Kalifornisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, si dhe largimin e më shumë se 20 000 të tjerëve nga banesat e tyre të shkatërruara, raportojnë autoritetet.

Sipas zjarrfikësve të Kalifornisë, rreth 32 000 hektarë janë shkatërruar nga zjarri që prej të dielës në mbrëmie në këtë rajon turistik.

“Për shkak të erërave të forta që arrijnë 90 kilometra në orë, presim që shkatërrimet të rriten”, thotë Jerry Brown, guvernatori i këtij shteti.