Vrasja e ish-Presidentit amerikan John F. Kennedy është një nga ngjarjet më tronditëse të botës. Së fundmi, Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të bëjë publike dosjet për vrasjen e Kennedy.

Personi i akuzuar për vrasjen e bujshme të 22 Nëntorit 1963 është Lee Harvey Oswald. Megjithatë, ai u qëllua dhe u vra dy ditë më vonë, pasi u arrestua, përpara se të zhvillohej gjyqi.

Pavarësisht kësaj dosje hetimore, ka pasur disa teori konspirative mbi vrasjen e ish-Presidentit amerikan John Kennedy.

1-Vdekjet e dëshmitarëve

Që nga vrasja e John Kennedy, ka pasur disa teori që dëshmitarët e ngjarjes vdiqën në rrethana të dyshimta.

2-John Kennedy u vra nga sovjetikët

Në kohën kur ndodhi vrasja, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik ishin tepër të ulta, dhe të dyja palët kishin dyshime për njëri-tjetrin. Një teori është se Nikita Hrushovi urdhëroi sulmin ndaj Presidentit Kennedy.

3-Mafia vrau John Kennedy

4-Lyndon Johnson urdhëroi vrasjen

Një nga teoritë më të pazakonta është se Lyndon Johnson, që u bë president pas vdekjes së Kennedyt, urdhëroi vrasjen. Disa thonë se ai u ndihmua nga biznesmenë të pasur.

5-Jackie Kennedy fshihet pas vrasjes

Në teoritë konspirative është përfshirë edhe gruaja e John Kennedy, Jackie Kennedy për të cilën thonë se fshihet ajo pas vrasjes.

6- Vrasja u bë nga CIA

Ndodh shpeshherë që në ngjarje të pazakonta dhe të rënda në Amerikë, të fajësohet CIA.

7-E vrau truproja e Presidentit

Një nga teoritë është një agjent sekret hapi zjarr me armën e tij për të vrarë Presidentin amerikan John Kennedy.

8-E vrau njeriu me çadrën e zezë

Në pamjet filmike të vrasjes së presidentit amerikan, shfaqej edhe një burrë me një çadër të zezë që e hapte dhe e mbyllte disa herë. Dyshimet u shtuan pasi ditën e vrasjes nuk po binte shi. Teoricienët menduan gjithashtu se hapja dhe mbyllja e çadrës në mënyrë të përsëritur ishte sinjalizim për një person të armatosur që të qëllonte ish-presidentit Kennedy.

9-Kennedy u vra nga endacakët

Jo shumë kohë pas vrasjes së John Kennedy, policia arrestoi tre endacakë. Disa spekuluan se endacakët e arrestuar ishin shumë të pastër si të pastrehë që ishin, dhe ngjallën dyshime se ishin agjentë të fshehtë.

10-E vrau shoferi i Presidentit Kennedy