17 qershor 2015 – Frigoriferi është një pajisje shtëpiake shumë e domosdoshme për të mbajtur ushqimet të freskëta apo të ngrira. Por jo të gjitha ushqimet duhet të vendosn në frigorifer. 

Ja dhjetë ushqimet që nuk duhen vendosur në frigorifer:

Buka
Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën. Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme.

Domatet
Domatet e humbasin të gjithë shijen e tyre në frigorifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes. Gjithashtu, ruajtja në frigorifer u ndryshon dhe shijen.

Patatet
Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra. Kjo ndodh për shkak se temperatura e ftohtë e kthen niseshten në sheqer shumë shpejt. Do të ishte më mirë t'i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë.

Qepët
Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura. Mbajini qepët në vend të freskët e të thatë. Por mos i vendosni afër patateve. Nëse i lini bashkë ato do të prishen më shpejt.

Kafeja
Të lësh kokrrën e kafesë apo vetë kafenë në frigorifer, bën që të humbasë shijen, madje mund të marrë dhe erërat e ushqimeve të tjera.

Vaji i ullirit
Vendosja e tij në frigorifer do ta kondensojë dhe do ta bëjë më të trashë, pak a shumë si gjalpë.

Borziloku
Borzilokun duhet ta mbani në një gotë me ujë të freskët, njësoj si lulet. Në frigorifer ajo do të prishet shumë shpejt dhe do të marrë erën e ushqimeve të tjera.

Mjalti
Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome.

Hudhra
Nëse e vendosni në frigorifer ajo do të fillojë të hapet dhe të do të forcohet. Për të shmangur prishjen dhe mykjen e tyre duhet t’i ruani në vend të thatë dhe të freskët.

Avokado

Mos i vendosni avokadot në frigorifer. Megjithatë, ato mund t’i vendosni vetëm pasi janë pjekur dhe nuk do t'i përdorni të gjitha.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/