Ushqimet proteinike janë thelbësore për dietën tonë, ato na ndërtojnë muskujt dhe na mbajnë në këmbë. Rëndësia e proteinave është vënë re prej kohësh, sidomos tek të rinjtë, apo fëmijët. Proteinat përveçse na furnizojnë me energji të shumta, na ndihmojnë edhe të humbim peshë, sepse stimulojnë metabolizmin. Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet më të pasura më proteina.
1) Vezët
Vezët përbëhen nga 93% proteina dhe janë një ushqim i kompletuar. E verdha e vezës edhe pse përmban substanca shumë të dobishme është e pasur edhe me kolesterol, ndërsa për një dietë dobësuese ju këshillojmë të konsumoni vetëm të bardhën.
2) Soja
Soja hyn tek familja e bishtajoreve dhe është e pasur me proteina me natyrë vegjetale. Rreth 80% e saj përbëhet nga proteinat. Është ushqimi perfekt për ata që janë intolerantë ndaj laktozës.
3) Djathi kaçkavall (grana)
Djathi kaçkavall, sidomos ai i tipit grana përmban rreth 33% proteina.
4) Gjoks pule
Gjoksi i pulës përmban 30% proteina dhe është ndër më të tretshmit e mishrave të bardhë.
5) Thjerrëzat
Thjerrëzat janë bishtajore që kanë rreth 22% proteina me natyrë vegjetale. Të kombinuara me karbohidrate ose të bëra supë ato janë një burim i jashtëzakonshëm energjish dhe çka është më e rëndësishme nuk kanë shumë kalori. Thjerrëzat janë më të lehta për t’u tretur sesa fasulet.
6) Salmoni
Peshku, ashtu si edhe mishi përban shumë proteina të dobishme, që shpërbëhen lëhtësisht, por në ndryshim nga mishi (sidomos i kuqi) nuk kanë yndyrna të dëmshme. I pasur me Omega 3 dhe i përbërë nga 25% proteina, salmoni ndihmon në mbajtjen pastër të arterieve dhe na ndihmon të qëndrojmë në formë. Yndyrnat e mira të salmonit ndikojnë fozitivisht në fertilitetin femëror.
7) Mishi i viçit
Mishi i viçit është një ushqim që pëlqehet pothuajse nga të gjithë dhe përmban 40% proteina për 100 gramë.
8 ) Sardelet
Ushqim ekonomik dhe proteinik? …sardelet. Përmbajnë 32% proteina për 100 gramë. Sardelet janë një ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm, i përshtatshëm për të gjithë.
9) Çokollata
Besojeni apo jo, çokollata përmban një dozë të mirë proteinash. Në versionin e pastër, pra të çokollatës së zezë dhe paksa të hidhur, ka 20% proteina. Kështu që nuk na bën keq që herë pas here të konsumojmë ndonjë copëz, por pa shtesa si krem, qumësht apo lajthi, që në këtë rast i rrisin edhe kaloritë. Proteinat e çokollatës përmbajnë tiroksinë, që stimulon në mënyrë natyrale prodhimin e dopaminës në organizëm, që njihet si hormoni i mirëqenies.
10) Stikat e pishës
Të përdorshme në receta të ëmbla apo të kripura, stikat e pishës janë një burim i jashtëzakonshëm energjish. Ato përmbajnë 32% proteina për 100 gramë.
Burimi: Pour Femme
Përshtati: R.O.