12korrik 2015 – Këto ushqime që po ju tregojmë, nuk duhet të futen në frigorifer, pasi humbasin vlerat. Lexojini çfarë ndodh…

Domatet

E humbin komplet shijen e tyre në frigorifer, prandaj mjafton t’i lini në një ambient të freskët.

Patatet

Në frigorifer ato bëhen më të ëmbla. Më mirë i vendosni në një çantë kartoni dhe i lini në vend të freskët

 

Avokadot

Nëse i mbani në frigorifer vështirë t’u hiqet lëkura. Nëse ia keni hequr më parë, atëherë mund t’i fusni

Buka

Do të thahet komplet në frigorifer. Por nëse e prisni me feta për ta përdorur për sanduic më vonë, atëherë futeni në ngrirje.

Hudhrat

Nëse do të futet në frigorifer do të nisë të zbutet dhe të nxjerrë bimë. Kështu që më mirë lijeni në vend të thatë e të freskët.

Mjalti

Nëse e lini në temperaturë ambienti, mjalti reziston për një kohë shumë më të gjatë.

Borzilok

 

Më mirë të mbahet në një gotë me ujë, si lule. Nëse futet në frigorifer do të vyshket, por më parë thith të gjithë erërat e ushqimit në frigorifer.

 

Vaji i ullirit

Nëse futet në frigorifer, atëherë ai do të shndërrohet në lëng të trashë, gati si gjalp.

Kafja

Në frigorifer ajo e humb shijen, si dhe mund të tërheqë aromat e tjera të ushqimeve. Më mirë të ruhet në vendet të thata dhe pa dritë.

Qepa

Ashtu si hurdha, edhe qepa lagështohet në frigorifer. Mund të mbahen në vende të thata, por kujdes, jo në një vend me patatet, sepse afër njëra-tjetrës prishen të dyja shpejt.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/