Hetimet mbi një ish karabinier italian, Dino Maglio janë drejt fundit. Ish-anëtari i forcave të rendit akuzohet për përdhunimin e një 16 vjeçareje nga Australia.
Për këtë krim ai është dënuar me 6.6 vjet burg. Po ndërsa hetimet për këtë ngjarje po vazhdonin, kolegët e ish-policit gjetën në kompjuterin e tij personal qindra video dhe foto, të të paktën 80 femrave nga vende të ndryshme të botës.
Të gjitha ato kishin fjetur në apartamentin e 36 vjeçarit nga Leçe.
Policia, pas identifikimit, i mori të gjitha në pyetje dhe rezultoi se të paktën 10 prej tyre ishin përdhunuar nga Maglio, raportojnë mediet italiane.





