Stina e bukur e pranveres ka trokitur! Të jesh joshëse dhe në modë mjafton të keni në garderobën tuaj 10 veshjet e propozuara më poshtë:
Këmisha e bardhë
Klasikja e përjetshme, mbretëresha e veshjeve; këmisha e bardhë është një nga ato veshje që ia vlen të investosh, nëse nuk e ke ende një të tillë. Mund ta kombinoni me xhinse, me funde e me pantallona klasike, kjo këmishë nuk do t’ju zhgënjejë kurrë.

Ҫanta e lëkurës
Nuk është e thënë që ҫanta e lëkurës të jetë firmato për të qënë në modë. Lëkura mbetet gjithmonë me vlerë me ose pa logon e nënshkruar. Mjafton që të kujdesemi për të duke e pastruar dhe rinovuar me produktet e duhura dhe do të duket si e re, duke e kombinuar me veshjet e ҫdo stine.

Pantallonat xhins
Xhinset janë miqtë më të mirë të veshjes së përditshme dhe na lejojnë t’i kombinojmë me ҫdo veshje që kemi në dollap. Pantallonat xhins do t’ju bëjnë gjithmonë të ndjeheni komode dhe në modë.

Pardesyja
Pardesyja është e domosdoshme për stinën e pranverës, veshje që arrin të bëjë elegante ҫdo pamje. Mund të zgjidhni midis shumllojshmërisë së ngjyrave të tokës dhe atyre pastel për t’iu përshtatur gjelbërimit të pranverës.
Këmisha xhins
Ideale për të luajtur në pamje duke krijuar një look sa sportiv aq edhe modern, këmisha xhins është një zgjedhje e zgjuar. Mund ta kombinoni me funde e pantallona, por gjatë pasditeve e kombinuar me fustan të gjatë ose të shkurtër mund të shërbejë edhe si xhaketë.

Fustani me lule ose pika
Një fustan me lule ose pika është një veshje që nuk del kurrë nga moda. Zgjidhni materialin e mëndafshit me fibra natyrale dhe do të jetë veshja juaj e preferuar në ҫdo kohë.
Xhaketa e lëkurës
Xhaketa e lëkures është një tjetër veshje klasike dhe moderne e shkëlqyer, të cilën mund ta gjeni lehtësisht në dyqanet që tregtojnë veshje lëkure ose mund të blini një imitim të mirë të saj për të qenë sa me trendy këtë pranverë.

Balerinat
Balerina është një këpucë që prej vitesh është bërë pjesë e pandarë e koleksionit të këpucëve të ҫdo femre. Edhe nëse del një sezon nga moda, përsëri rikthehet. Nëse nuk keni probleme me dhimbjen e shpinës dhe ju pëlqen pamja e viteve ‘50, balerina është këpuca e duhur për ju!
T-shirt e stampuar
Për të prodhuar një T-shirt pambuku, duhen 2700 litra ujë. Nëse nuk doni shpenzoni para për të blerë një T-shirt të re mund të stamponi T-shirtin e përdorur dhe ta përdorni në stinën e pranverës duke e kombinuar me xhaketa klasike e sportive apo me këmisha xhins.
Atletet
Sot ekzistojnë disa marka atletesh duke filluar nga ato me ҫmime të konsiderueshme, por edhe ato me ҫmime të përballueshme. Sido që t’i zgjidhni atletet nuk duhet të mungojnë përsëri këtë pranverë.






