Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 841 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive.
Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 63 vjeç), Drenas 1 rast (68 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Skenderaj 1 rast (49 vjeç), Suharekë 1 rast (69 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe Rahovec.
Numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes.





