Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi dhe numri në total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 35.092 persona.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 306 raste të reja pozitive dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 245.338 pacientë.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 214, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në  197,842 të tjerë.