AFGANISTAN– Një minë e vendosur në anën e një rruge i ka marrë jetën 10 personave në Kandahar të Afganistanit.
Sipas BBC, tetë prej viktimave janë policë të cilët kishin marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një zonë të banuar dhe po i përgjigjeshin thirrjes.
Pasi janë kthyer nga misioni së bashku me tre militantë të cilët dyshoheshin se kishin vënë bombën, mina anës rrugës ka shpërthyer duke vrarë edhe dy nga militantët.
Kohët e fundit ka pasur një valë sulmesh ndaj forcave të rendit në Afganistan. Të shtunën, një kamikaz i ka marrë jetën 10 policëve në Kunduz.