TIRANE, 17 mars 2013 – Policia e Tiranës ka mundur të gjejë 10 vjeçarin me inicialet, A.C, i cili rezultonte i humbur prej 24 orëve.
I mituri është gjetur në shtëpinë e komshiut të tij, shtetasit Ardian Prrenjasi, 45 vjeç, i cili dyshohet se ka abuzuar me 10 vjeçarin.
Sipas dëshmive të para, mësohet se 45- vjeçari ka kryer veprime të turpshme si dhe e ka dhunuar fizikisht 10- vjeçarin.
Policia ka ndërhyrë me forcë në shtëpinë e 45- vjeçarit, duke bërë të mundur edhe ndalimin e tij. Në momentin e ndalimit ai është gjetur me një thikë në dorë, ndërsa gjatë kontrollove në shtëpi eshtë gjetur edhe një litar, i bërë gati, me të cilin dyshohet se ai do të vriste fëmijën.
Ardian Prrenjasi mësohet se është baba i tre fëmijëve. Ai është i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua tjetër.
Menjëherë janë ngritur dyshime se ky person mund të ketë lidhje edhe në zhdukjen e fëmijës, Julian Çela, i cili rezulton i zhdukur që nga 30 nëntori i vitit 2012.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





