11 mars 2015 – Militantët e Shtetit Islamik ISIS, kanë ekzekutuar nje tjetër person, me pretendimin se është spiun i Shërbimeve Sekrete Izraelite. Por, këtë radhë ekzekutuesi ka qenë një djalë 10 vjeç.

Në një video të postuar në internet, shfaqet fëmija rreth 10 vjeç, me pistoletë dhe veshje ushtarake, që ekzekuton 19-vjeçarin arabo-izraelit, Muhammad Said Ismail Musallam.

Izraeli përgënjeshtroi pretendimet që viktima të ketë pasur kontakte me Mossadi-n, edhe pse në një tjetër video përpara ekzekutimit, ai pranon të ketë qenë agjent. Gjithashtu edhe familjarët e tij i hodhën poshtë këto akuza.

19-vjeçari ishte ndaluar vitin e kaluar në Siri, pas dyshimeve se ishte infiltruar në radhët e tyre nga izraelitët për të siguruar informacione të rëndësishme. Videoja është e fundit në një seri publikimesh, ku militantë islamikë shokojnë opinionin publik me ekzekutimin e pengjeve.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/