Një djalë 10-vjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij në shtëpi pasi ajo refuzoi t’i blinte kufjet që ai dëshironte.
Vrasja ka ndodhur në Milwaukee, Wisconsin, SHBA dhe djali ndodhet në një qendër paraburgimi për të mitur pasi u akuzua si i rritur.
Prokurorët thonë se djali hyri në llogarinë e nënës së tij “Quiana Mann – Amazon” dhe porositi kufjet një ditë pasi e vrau.
I riu fillimisht i tha policisë se ai e mori armën nga dhoma e gjumit e mamasë së tij rreth orës 7 të mëngjesit më 21 nëntor përpara se të shkonte në bodrum, ku ajo lante rrobat dhe filloi të rrotullonte armën rreth gishtit të tij.
Ai tha se arma më pas u shkrep, duke goditur mamanë e tij. Ai i tregoi motrës së tij më të madhe, e cila thirri autoritetet, sipas Milwaukee Journal Sentinel.
Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, ai ndryshoi historinë e tij, ku pranoi para policëve se i drejtoi qëllimisht pistoletën nënës së tij.
Përveç porositjes online të kufjeve një ditë pas vdekjes së të ëmës, ai sulmoi kushëririn e tij shtatëvjeçar.
Tezja e tij tha se djali kërkoi falje por pa ndjeshmëri apo dhembshuri.
“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Më vjen keq që vrava nënën time”, ka thënë 10-vjeçari.
Pasi u intervistua përsëri nga policia, ai u tha atyre se e drejtoi armën drejt nënës së tij dhe u përpoq të qëllonte në mur për ta “frikësuar”, por e goditi pasi ajo doli para tij.





