Itali, 17 korrik 2014 –Astrit Alibesi lindur në Romanat-Durrës dhe banues në qytezën e Finale Ligures afër Savonë, 43 vjec u dënua nga Gjykata e Savonës me 10 vjet burg. Gjykata e dënoi edhe me 50 000 euro gjobë, që do shërbejnë edhe si dëmshpërblim për dy personat e plagosur nga Astriti. Ai u dënua për akuzën e plagosjes së rëndë dhe bezdisjes të ish bashkëshortes.
Në 15 tetor 2013 ai pa ish bashkëshorten me një të dashur të ri, ndërsa po hynte në një supermarket të qytezës së Albengas afër Savonës. Ju errën sytë nga xhelozia dhe tentoi ta shtypte me makinë ish bashkëshorten. Më pas, doli nga makina me levë në dorë dhe filloi ta godiste gruan, ku të mundte. I dashuri i gruas së Astritit u fut me vrap në supermarket, por Astrit e ndoqi brenda dhe filloi ta godiste edhe atë me levë. Vetëm ndërhyrja e karabinierve i dha fund këtij episodi të përgjakshëm xhelozie.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





