Itali, 18 qershor 2014 – Gjykata e Apelit e Milanos dha 10 vjet e 8 muaj burg për 4 hajdutë shqiptarë. Bandës i ishin provuar 8 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje në dyqane dhe në një kantier ndërtimi. U ishte kapur gjatë kontrollit të banesave një pistoletë kalibër 9 mm e vjedhur dhe 8 gramë kokainë. Vjedhjet ishin kryer në qytezën e Merates dhe zonën afër saj, në Rajonin e Lombardisë, gjatë periudhën nëntor 2012 – janar 2013.

Anëtarët e kësaj bande janë:

Arjan Markaj, 34 vjeç, dënuar në apel me 8 muaj burg.

Alfred Duraku, 35 vjeç dënuar me 3 vjet burg

Besnik Spahiu, 27 vjeç, dënuar me 3 vjet burg.

Sajmir Krasniqi, 35 vjeç, kapoja i bandës dënuar me 4 vjet burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/