Skoci, 25 korrik 2014 – Një grua në Skoci shkoi në spital pasi kishte letargji, dridhje dhe humbje në peshë. 

Mjekët u shokuan kur zbuluan se ajo kishte një objekt të huaj në trup. Bëhej fjalë për një lodër seksuale, e cila kishte 10 vite brenda në trupin e 38- vjeçares. 

Kirurgët ia hoqën lodrën seksuale, rreth 11 centimetra të gjatë. Stafi mjekësor tha se ajo nisi të kujtonte se para dhjetë vitesh e kishte përdorur atë. 

Por ajo, nën efektin e alkoolit në atë kohë, nuk e mbante mend nëse e kishte hequr apo jo. Gruaja kishte koeficent normale inteligjence dhe nuk kishte asnjë shenjë depresioni apo abuzimi. Mjekët thanë se lodra e seksit mund të kishte shkaktuar dëme vdekjeprurëse. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/