Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, dha më tepër detaje lidhur me pranimet në Akademinë e Sigurisë.

Në një prononcim për mediat Kuko tha se numri i kuotave do të jetë 100 dhe se synohet zgjerimi i Akademisë së Sigurisë.

“Numri i kuotave eshtë 100. Mesatarja e aplikuesve duhet të jetë 8. Synimi është zgjerimi i akademisë”, tha ajo. Ndërkohë, sa i përket numrit të kuotave Kuko bëri me dije se 17 kuota do të jenë në qarkun e Korçës, 5 në qarkun e Beratit, 8 në atë të Fierit, 13 kuota në qarkut e Vlorës, 16 kuota në qarkun Gjirokastër, 13 në Shkodër, 16 kuota në qarkun e Kukësit, ndërsa 12 të tjera do të jenë në atë të Dibrës.

Gjithashtu, zv.ministrja tha se Ministria e Brendshme po i kushton një vëmendje të madhe përmirësimit të kushteve të punës si dhe rritjes së pagës, duke theksuar se për këtë sektor parashikohet një rritje e pagës.

Aplikimet janë hapur që në datën 10 të këtij muaji dhe do të vazhdojnë deri në 30 gusht. Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike.

Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikantëve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme, standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin:

Kriteret e përgjithshme janë:

 Të jetë shtetas shqiptar;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;

– Të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;

– Të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.

Standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin janë:

  1. të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në shkencat kompjuterike;
  2. të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;
  3. të ketë mesataren mbi 8 të notave, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;
  4. të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;
  5. të zotërojë gjuhën e huaj angleze, në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në drejtoritë vendore të policisë, dokumentacionin:

  1. Formularin e aplikimit (Lidhja nr.1.);
  2. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të së njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).

Nota mesatare e ciklit të dytë të studimeve duhet të jetë e përllogaritur nga institucionet arsimore të arsimit të lartë.

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

  1. Fotokopje të kartës së identitetit;
  2. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
  3. Certifikatë të gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
  4. Certifikatë familjare (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
  5. Vërtetim nga gjykata;
  6. Vërtetim nga prokuroria;
  7. 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Fazat e vlerësimit:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

  1. a) Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;
  2. b) Vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze, sipas standardit ALCPT;
  3. c) Intervistimi i aplikantëve;
  4. d) Kontrolli shëndetësor;
  5. e) Marrja e shenjave të gishtave;
  6. f) Verifikimi përfundimtar i aplikantit.