Skënderbeu luan të enjten me Jang Bojs në Europa League dhe korçarët kërkojnë pikët e para përballë tifozëve të tyre në stadiumin “Elbasan Arena”.

Klubi ka vendosur edhe autobusë falas për ta, në mënyrë që t’ua lehtësojnë pjesëmarrjen në këtë ndeshje të rëndësishme. Nga ana tjetër presidenti Takaj nuk kursen as premio për futbollistët.

Sipas asaj që shkruhet në gazetat e përditshme sportive, 100 mijë euro do të shpërndahen për lojtarët në rast fitoreje, ndërsa për barazimin premio është 50 mijë euro.