Teuta ka shansin e fundit sot për të vazhduar rrugëtimin në Europë. Mundësinë e parë e shpërdoroi me andorrianët e Inter Eskaldes duke u mundur turpshëm në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0.
Ishte një nga netët më të errëta për kampionët e Shqipërisë gjatë gjithë historisë së tyre në arenën europiane.
Jo sepse u mposhtën, por sepse kundër andorrianëve konsideroheshin superfavoritë dhe nuk kishin pse e komplikonin kaq shumë, pasi tani vërtetë është e vështirë për ta përmbysur një humbje 2-0 në shtëpi.
Skuadra e Teutës ka mbërritur gjatë paradites së djeshme në Andorrë për ndeshjen që luhet sot.
Presidenti i kampionëve, Edmond Hasnbelliu, ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh për futbollistët në rast se do të arrijnë të kualifikohen për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.