Policia e Shkodrës ka nisur hetimet ndaj një 42-vjeçari me iniciale P.P, i cili akuzohet se ofronte para në këmbim të votave.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se 42-vjeçari me iniciativë të tij premtonte 100 mijë lekë të vjetër për çdo votë që do të jepej për një kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës.
Policia nuk thotë se për cilin kandidat dhe cilës parti i përket, kurse 42-vjeçari është shpallur në kërkim. Ai akuzohet për dhënien e shpërblimeve dhe premtimeve.





