Partia Demokratike ka njoftuar ditën e sotme policinë e Tiranës, për mbajtjen e protestës të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 12:00.
Sipas njoftimit të PD-së, në shesh pritet të jenë nga 80 mijë-100 mijë persona, ndërsa foltorja do të vendoset në bulevard përballë kryeministrisë.
Personat që do të flasin do të jenë drejtues të PD dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Ndërkohë mësohet se do të jenë rreth 200 persona staf në mbarëvajtjen e protestës.