Talenti francez Eduardo Kavaminga do të jetë goditja e bujshme e Realit në merkato.

Prestigjiozia “L’Equipe”, ka zbuluar se madrilenët janë shumë pranë akordit me 17-vjeçarin e Ren, i cili i ka impresionuar të gjithë me talentin e tij dhe kërkohet nga shumë klube Europiane.

Kavaminga rinovoi kontratën e parë profesioniste me skuadrën franceze deri në vitin 2022, teksa drejtuesit e Ren kërkojnë 100 milionë euro, për ta lënë të lirë talentin e tyre.

Bisedimet me Realin po avancojnë dita ditës, teksa gjasat janë të mëdha që francezi t’i bashkohet skuadrës madrilene.