DURRES –Pothuajse 2 ditë pas ngjarjes së rëndë që shokoi qyetin tonë, bëhet fjalë për ngjarjen e cila i mori jetën e një kambisti, policia e qytetit bregdetar nuk ka arritur ende të identifikojë dy autorët që çuan në humbjen e jetës së 46 vjeçarit Fatmir Kotarja. Gjatë natës së mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme janë shoqëruar për në komisariatin e policisë 100 persona, të cilët pasi kanë dhënë dëshmitë e tyre janë lënë të lirë. Grupi hetimor shprehet se ngjarjea e dy ditëve më parë nuk ka lidhje me grabitjen që i është bërë kambistit në vitin 2010. Drejtuesit e policisë së Durrësit janë të kursyer në deklarata, por theksojnë se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia e Durrësit së bashku me Prokurorinë janë duke vazhduar veprimet hetimore që mund të çojnë drejt zbardhjes së identitetit të autorëve të krimit të rëndë që tronditi opinionin publik durrsak ditën e dielë. Gjatë natës, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme, si lokale, restorante, shtëpi banimi pranë pikës së këmbimit valutor të dy vëllezërve Kotarja. Gjatë këtyre kontrolleve policia konfirmon përmes një njoftimi të saj zyrtar segjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në pronësi të shtetasit Zakarel Zaka pranë pikës së këmbimit valutor, në lagjjen nr.6, janë gjetur një kallashnikov, një pistoletë pa numër, si dhe 45 fishekë, të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se biznesi i 34-vjeçarit Zaka, ndodhet vetëm 17 metra larg nga pika e këmbimit valutor të vëllezërve Kotarja, çka ka shtuar dyshimet se pronari mund të jetë i përfshirë në grabitjen dhe vrasjen e kambistit 45-vjeçar. Mbi shtetasin në fjalë rëndon akuza “armëmbajtje pa leje e municioneve ushtarake”.