Qyteti i Durrësit nderon kolosin e pikturës Ibrahim Kodra, në 100-vjetorin e lindjes, duke zhvilluar disa aktivitete të ndryshme. Dy ditë më parë, personalitete dhe fuksionarë të lartë të qarkut Durrës bënë homazhe pranë varrit të piktorit, ndërsa u çel në Durrës ekspozita me pikturat e kollosit.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së mjeshtrit durrsak të pikturës Ibrahim Kodra, u inaugurua në ambjentet e shkollës “Ibrahim Kodra” salla muzeale me piktura, ekspozitë fotografike, bibliografi e sende e veshje personale të piktorit. I pranishëm në këtë aktivitet, krahas personazheve të ndryshëm simpatizant të piktorit, edhe kuratori i vepres dhe presidenti i fondacionit “Ibrahim Kodra”, Fatos Faslliu, i cili bëri te njohur edhe kalendarin artistik me rastin e 100-vjetorit përgjatë gjithë vitit.

Piktori Ibrahim Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Ai ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Milano. Kodra është konsideruar piktori më i rëndësishëm shqiptar, i njohur ndërkombëtarisht.

K.H.