Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun Veliaj për abuzim me buxhetin.
Teksa shpërndan një video në Facebook, Zhupa shkruan se Tiranë në 100 vjet qytet, ka 100 stacione në gjendje të mjerueshme.
POSTIMI I PLOTË
100 vjet Tirana- 100 stacione në gjëndje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj!
Veliaj me 200 milion euro buxhet dhe Tirana është ende qyteti pa vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit!
Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj!
Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë, paguajnë taksa për një super buxhet dhe mbrapsht nuk marrin shërbime. Kujtojmë që shërbimi urban nga konstatimet e kryera rezulton i degraduar dhe më shumë problematika të faktuara kryesisht si: çmimi i rritur i biletës, mungesa e vendqëndrimeve në stacion, mungesa e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobuzit, kushtet e brendshme te autobuzave, mungesa e biletave, mungesat e aboneve, etj etj.
Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët, edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!





