TIRANE, 28 nentor 2013 -Festohet sot në të gjithë vendin, 101-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Një axhendë e ngjeshur aktivitetesh janë parashikuar në kryeqytet dhe veçanerisht edhe në Vlorë, aty ku 101 vite më parë Ismail Qemali I shoqëruar dhe nga 83 delegatë shpalli pavarësinë e vendit. 

Pritet qe Presidentit, Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, te mberrijne rreth  orës 11:00 ne Vlore.
Më pas do të jetë ceremonia e ngritjes së Flamurit dhe vendosja e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit.

Ndërkohë që mjaft aktivitete janë programuar nga Bashkia e Tiranës, teksa në orën 19:00 është njoftuar dhe pritja e organizuar nga presidenca me rastin e 101-vjetorit të Shqipërisë. 
Ashtu sikundër edhe ne vitet e mëparshme Dita e Pavarësisë pritet të festohet edhe në Kosovë, Maqedoni e shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët.